Drejtoria e Pergjithshme e Aviacionit Civil
Te dashur miq,
Jam shume i nderuar qe ne emer te stafit te DPAC, t’ju uroj mireseardhjen ne “bordin” e faqes sone ne internet. Ne vijimesi te perkushtimit te fuqishem te Ministrise se Puneve Publi-ke, Transportit dhe Tele-komunikacionit si dhe te Qeverise se Republikes se Shqiperise per ta bere aviacionin civil nje menyre transporti sa me te sigurtë dhe efikase, ne zbatim te plote dhe strikt te rregullo-reve nderkombetare, kjo faqe permban informacion rreth nesh...
lexo më shumë >>
Misioni ynĖ
Misioni i DPAC-se eshte ofrimi I sherbimive aviacioni efikase, te sigurta, dhe te parrezikshme. Krijimi i nje sistemi transporti ajror te pershtatshem me zhvillimet e reja dhe me kerkesat ekonomike te Shqiperise duke:
- Inspektuar per perputhshmeri me standartet e sigurise dhe te pa-rrezikshmerise, dhe duke ushtruar funksionet te tjera mbikqyrjeje tek kompanite ajrore, aeroportet dhe fushat e helikopterave, si edhe te qendres te kontrollit te trafikut ajror.
- Zhvilluar nje plan koordinues per sistemin e aviacionit Shqiptar.
Vizioni
Zhvillimi I nje rrjeti aeroportesh qe do te permbushe pjesen me te madhe te kerkesave te komunitetit te aviacionit ne Shqiperi si edhe te publikut ne pergjithesi; duke e arritur kete ne nje menyre e cila te jete efikase, te ofroje siguri, dhe te jete ekonomikisht e dobishme dhe gjithmone ne perputhje me zhvillimet e reja te aviacionit.
Lajme
28 Dec 2009 Drejtoria e Pergjithshme e Aviacionit Civil ne baze te urdherit te brendshem Nr. 917 Date 28.12.2009 "Mbi pritjen e operatoreve dhe publikut" realizon pritjen me OPERATORET AJROR, OPERATORET E TRAFIKUT AJROR, OPERATORET E AEROPORTIT dhe PUBLIKUN cdo dite nga e hena deri te premten nga ora 10.00 deri ne oren 11.00. 30 Sep 2009 Drejtoria Trafikut Ajror me statusin e Autoritetit Kombetar Mbikeqyres te SHNA, nga data 21 deri ne 25 Shtator 2009 kreu auditmin e pare te planifikuar ne ANTA sh.a.. Ky process auditimi u perqendrua ne vleresimin qe nese dokumentacioni i brendshem i Sistemit te Menaxhimit te Sigurise dhe procedurat shoqeruese permbushin kerkesat rregullatore te aplikueshme te sigurise gjithashtu edhe ne vleresimin nese Sistemi i Menaxhimit te Sigurise i vene ne zbatim nga ANTA sh.a. permbush Sistemin e dokumentuar te Menaxhimit te Sigurise dhe eshte i suksesshem ne arritjen e objektivave te sigurise se SMS dhe te kerkesave rregullatore te aplikueshme te sigurise kombetare dhe nderkombetare. Ekipi i auditimit te DPAC u kryesuar nga Kreu i Autoritetit Kombetar te Mbikeqyrjes (AKM) se Sherbimeve te Navigimit Ajror, z. Fisnik Tabaku. Ne kete ekip benin pjese 2 auditor te certifikuar te AKM, z. Alfred Haxhiaj dhe z. Ilir Bano, 2 auditor te certifikuar nga AAC Kosove z. Arianit Islami dhe z. Muhamet Luta si edhe 2 eksperte auditor mbeshtetes te pavarur z. Nigel Bauer nga Bauer & Associates, Angli dhe znj. Geraldine Flynn, EUROCONTROL. 30 Jul 2009 Diten e hene me 27 korrik 2009, Departamenti Trafikut Ajror te DPAC, organizoi ne godinen e ANT (Aeroporti Nderkombetar i Tiranes) takimin e dyte te Grupit Lokal per Sigurine e Pistes (GLSP), i cili u krijua ne 27 Shkurt 2009 me rekomandim te EUORCONTROL. Takimet e ketij Grupi Pune drejtohen nga DPAC. Ne kete takim moren pjese perfaqesues nga DPAC, ANT, ANTA, Belleair dhe Albanian Airline. Siguria e pistes eshte nje component jetesor per sigurine e aviocionit ne pergjithesi po te merret parasysh edhe rritja e parashikuar e trafikut ajror ne Aeroportin Nderkombetar te Tiranes. Objektivi i ketij takimi ishte diskutimi i problemeve dhe ceshtjeve me te rendesishme qe prekin sigurine e pistes ne aerodromin e Aeroportit Nderkombetar "Nene Tereza" te Tiranes. GLSP diskutoi dhe analizoi te gjitha problemet dhe ceshtjet me te rendesishme dhe me kritike te dala gjate 6 muajve te fundit ne lidhje me pranine e objekteve te huaja dhe mbeturinave metalike te rena rastesisht ne piste dhe mangesirat e tjera teknike qe mund te jene te rrezikshme per sigurine e pistes. ANT ka marre te gjitha masat e duhura per te permiresuar kushtet fizike te pistes, per ta mirembajtur dhe monitoruar 8 here ne dite ate, zonen e manovrimit dhe hapesiren operacionale te aeroportit. Jane mbyllur dhe mbushur mbi 90% e disa carjeve te vogla te asfaltit mbi siperfaqen e pistes, te cilat do te perfundojne deri ne fund te muajit Shtator 2009. Nje lajm i mire i dhene nga ANT eshte zgjerimi i zones se qendrimit te avioneve (apron). Pas diskutimesh dhe debatesh mjaft pozitive nga te gjithe te pranishmit mbi te gjitha problemet dhe ceshtjet me te rendesishme dhe me kritike te dala gjate 6 muajve te fundit, takimi percaktoi masat e duhura parandaluese dhe veprimet korrigjuese perkatese qe synojne rritjen e shkalles se sigurise ne piste dhe per te shmangur perseritjen e atyre problemeve qe cenojne sigurine ne te ardhmen. Ne ftojme te gjithe operatoret ajror te huaj qe operojne ne ANT "Nene Tereza" qe t'i bashkohen misionit tone dhe te raportojne sistematikisht tek ne te gjitha ngjarjet qe cenojne sigurine e pistes. Personi yne i kontaktit do te merret me dhe do te trajtoje te gjitha raportimet e derguar tek adresa zyrtare elektronike (e-mail address): alfredhaxhiaj@dgca.gov.al 17 Jun 2009 DSA ne bashkepunim me DEF - sektori legal, kane perfunduar draftin e Marreveshjes midis DPAC dhe EASA ne processin e associimit ne EASA. Kjo marreveshje ka nje rendesi shume te madhe per Drejtorine e Sigurise ajrore ne periudhen pas JAA. Marreveshja percakton guide-lines per te gjitha aspektet qe lidhen me sigurine ne fluturim, implementimin e standarteve te sigurise si dhe auditim - standartizimet. Marreveshja do te firmoset e hyje ne fuqi ne daten 7 Korrik 2009 dhe do te firmoset nga DG i DPAC ne mbledhjen e Drejtoreve te pergjithshem te vendeve te ECAC ne Strasbourg. 17 Jun 2009 Operatori Shqiptar "Belle Air" ka marre ne baze te nje marreveshje te llojit "Qera e Thate" nga nje operator francez 3 avione moderne te tipit A 320 - Airbus Industrie. Ky investim i mbeshtetur nga ana rregullatore nga DPAC do rrise ndjeshem cilesine e sherbimit ndaj pasagjereve shqiptare dhe sidomos do i sherbeje rritjes se nivelit te sigurise ne fluturim bazuar ne standartet e EU. Kjo gje u arrit si rezultat i marreveshjes se mirekuptimit dhe bashkepunimit DPAC - DGAC France. << >>
|
 |